Wenger: Kundër Cityt na mungoi fati
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Topçinjtë ishin të pafat në disfatën e djeshme me rezultat 1-0 ndaj Manchester Cityt.
“Ishte një ndeshje e cila mund të kishte shkuar në të dyja kahet. Ishte shumë e intensifikuar me të dyja ekipet që kërkonin të fitonim. Mendoj se ishim ca të pafat dhe se portieri i tyre bëri një ndeshje të mirë”.
“Ne ishim të pafat pasi duhej të riorganizoheshim në mbrojtje në një pozitë ku tashmë jemi të mangët. Mendova në disa momente se mund ta fitonim ndeshjen nëse qëndronim stabil në mbrojtje, dhe na mungoi ca saktësia në përfundimin e topit”.
“Ne kishim disa mundësi, kur nuk e luajtëm topin mirë. Mbi të gjitha ne bëmë një performancë të shkëlqyeshme, treguam një shpirt të shkëlqyeshëm, kualitet, por na mungoi ca fati dhe kjo është vitale në ndeshjet e mëdha”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/
Nuk ka komente:
Posto një koment