ARSENAL FC
[redakto]
Manchester United F.C. ose thjesht Manchester United është një klub anglez i futbollit, i konsideruar si një nga klubet më të përkahura për shkak të 330 milionë tifozëve në mbarë botën. Me një vlerë të përgjithshme prej 1.136 miliardë funtash britaneze (GBP) United është gjithashtu klubi më i vlefshëm sportiv në botë. Djajtë e Kuq poashtu gëzojnë mesatarën më të lartë të pranisë së tifozëve në ndeshje në futbollin europian. Manchester United është kurorëzuar Kampion i Anglisë 19 herë dhe ka fituar Kupën e Anglisë 11 herë, të dyja këto rekorde për futbollin anglez. Ata gjithashtu janë fitues të titullit të Kampionit të Europës 3 herë, më së fundi në vitin 2008.
HISTORIKU
HISTORIKU
Arsenal F.C. (Arsenal Football Club) është klub futbolli anglez me seli në veri të Londrës. Arsenal konsiderohet si një nga klubet më të suksesshme të Anglisë, Arsenali u krijua, në fillim si një klub futbolli amator, nga një grup punonjësish në ish uzinën e armatimeve në Woolwich, Londër.
Në vitin 1913, klubi u zhvendos nga lindja e Londrës në veri të saj, duke e vënë klubin në rivali të drejtpërdjejtë me klubin sportiv Totenham Hotspër (Tottenham Hotspur FC). Stadiumi i ri i quajtur Haiburi (Highbury) do të ishte shtëpia e këtij klubi për 93 vjet rresht. Aktualisht, klubi është vendosur në stadiumin e ri, Emirates Stadium, në Holloway të Londrës Veriore.
HISTORIKU
HISTORIKU
Klubi filloi jetën si një klub futbolli amator i titulluar Dial Square në vitin 1886 por më vone u rititullua si Royal Arsenal. Më vonë, në vitin 1891, Arsenali do ta ndryshonte emrin përsëri, këtë herë u titullua Woolwich Arsenal. Po në të njëjtin vit, klubi u kthye në një klub profesionistë, duke u futur në Ligën e Dytë së Anglisë (Football League 2nd Division). Dy vjet më pas, Arsenali do të shijonte triumfin e parë duke fituar Ligën e Dyte, një gjë e përsëritur në edhe në 1903. Edhe pse i suksesshëm në ligë, Arsenali vuajti nga tifozëria e dobët, diçka që e dobësoi klubin nga ana financiare.
I vetmi shpëtim për klubin në atë kohë, ishte dislokimi në një vend ku tifozëria dhe mbështetja e klubit do të ishte më e madhe. Kështu që në 1913, Arsenali u zhvendos në një stadium të ri, në Holloway, Londër Veriore. Stadiumi u quajt Highbury, falë emrit të zonës ku stadiumi u ndërtua. Kështu filloi era e lavdishme e Hajburit, stadium që do të ishte identiteti i klubit për 93 vjet me rradhë. Zhvendosja në Londrën Veriore, e futi menjëherë klubin në rivalitet dhe konkurence me klubin sportiv Totenham Hotspër. (Tottemham Hotspur FC)
Në vitin 1925, klubi emëroj menaxherin tepër i aftë, Herbert Çapman si menaxher i klubit. Menjëherë, Çapman filloi me ndryshimet në klub. Nëpërmjet disiplinës, trajnimit dhe dietrave ushqimore të shumta, ai ua rriti kapacitetin fizik të lojtarëve dhe zhvilloi taktika të reja në futboll diçka që i pruri klubit shume suksese duke fituar kampionatin 5 herë dhe kupën e Anglisë (FA Cup) 2 herë midis 1930-1938. Gjithashtu gjatë sundimit të tij tek Arsenali, Çapman ishte influenca kryesore në ndryshimin e emrit të stacionit së metrosë lokale nga Xhilespi Road, në Arsenal. Deri tani, Arsenali është klubi i vetëm që ka një stacion metroje në emër të tij.
Sukseset nuk do të zgjasnin shumë dhe vdekja e Çapmanit në 1935, e futi klubin përsëri në krizë. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, futbolli filloi përsëri në Angli por Arsenali nuk do të shijonte sukses deri në fund të viteve 60. Në sezonin 1969-1970 Arsenali fitoi kupën prestigjioze evropiane Fairs Cup kundër Anderlektit. Ky triumf do të ndiqej nga një triumf akoma më i madh. Gjatë 70-71, për herë të parë në historinë e klubit, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin e Anglise, atëherë e njohur si League 1.
Periudha 1970-1990, do të ishte e suksesshme nga ana e arritjeve duke arritur 4 finale së Kupës së Anglisë (humbur 3, dhe fituar 1), 1 finale evropiane në 1980 - Kupa e Fituesve së Kupës (Cup Winners Cup) - duke e humbur atë me penallti kundër Valencias, 1 finale së Kupës së Ligës (League Cup), në vitin 1987, duke e fituar atë kundër rivalëve të tyre Totenham Hotspër dhe duke fituar Kampionatin e Anglisë një vit më vonë si dhe gjatë sezonit 1988-99 dhe 1990-91.
Për herë të dytë në historinë e klubit, gjatë sezonit 1992-93, Arsenali do të shpallej kampion i Anglisë si dhe fitues së Kupës së Anglisë. Në sezonin e ardhshem, 1993-94, Arsenali arriti finalen evropiane Kupa e Fituesve së Kupës për herë të dytë në historinë e klubit, këtë herë, të suksesshëm në fund duke mundur Parmën me rezultatin 1-0. Fatkeqësisht, falë disa transfertave të parregullta futbollistësh, menaxheri i asaj kohe Xhorxh Graham, u pushua nga puna.
Kështu pas një periudhe 1 vjeçare, Arsene Venger (Arsene Wenger) iu dha detyra si menaxher i klubit, ky duke qënë menaxheri i parë i huaj në historinë e klubit. Venger nuk ishte i njohur në Angli dhe metodat e tij të trajnimit në fillim u dukën shumë të çuditshme dhe fare të papritura nga lojtarët dhe kolegjet e tij menaxherë. Por shumë shpejt, këto metoda do të jepnin rezultate pozitive, duke fituar për herë të tretë, në sezonin 1997-98, Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin. Kjo do të përsëritej gjatë 2001-02 duke fituar të dyja kupat. Në vitin 1999, Arsenali bleu sulmuesin francez, Tierri Henri (Thierry Henry) nga Juventusi me një cmim nominal. Henri ishte lojtar i Vengerit kur ai ishte menaxher i Monakos dhe Vengeri pa diçka tepër të veçantë tek i riu francez që menaxherët e tjerë nuk e dalluan dot. Nën tutorimit e Vengerit, Arbëri u shnderruar ndër një nga sulmuesit më të aftë në botë.
Nga periudha 1996-2004 Arsenali do të mbaronte sezonin ose në vend të parë ose të dytë në Kampionatin Anglez (i rititulluar Premier League). Kjo arritje kulminoi kur gjatë sezonit 2003-04, Arsenali do të fitonte Kampionatin pa humbur asnjë loje dhe duke arritur një numër rekord 49 lojëra pa humbur. Gjithsej, nën Vengerin, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglisë 4 herë, Kampionatin 3 herë dhe gjithashtu duke arritur finalen e Kupës UEFA (humbur me penallti kundër Galatasarait) dhe finalen e Kupës së Kampionëve (humbur kundër Barcelonës). Në vitin 2006, një kapitull i ri filloi, në historinë e klubit, duke u zhvendosur në një stadium të ri me një kapacitet mbi 60 000 vende.
[redakto]
MAN UTD
Manchester United F.C. ose thjesht Manchester United është një klub anglez i futbollit, i konsideruar si një nga klubet më të përkahura për shkak të 330 milionë tifozëve në mbarë botën. Me një vlerë të përgjithshme prej 1.136 miliardë funtash britaneze (GBP) United është gjithashtu klubi më i vlefshëm sportiv në botë. Djajtë e Kuq poashtu gëzojnë mesatarën më të lartë të pranisë së tifozëve në ndeshje në futbollin europian. Manchester United është kurorëzuar Kampion i Anglisë 19 herë dhe ka fituar Kupën e Anglisë 11 herë, të dyja këto rekorde për futbollin anglez. Ata gjithashtu janë fitues të titullit të Kampionit të Europës 3 herë, më së fundi në vitin 2008.MAN UTD
HISTORIKU
Vitet e para
Klubi i njohur si Newton Health LYR FC u themelua më 1878 nga disa punëtorë hekurudhe. Emri shpejt iu shkurtua në Newton Health dhe filluan të thërriteshin nga tifozët si The Heathens. Klubi i bëri ballë falimentit në vitit 1902 falë John Harry Davies, për të cilin thuhet se e njohu skuadrën pasi që qeni i tij kishte humbur në qendrën stërvitore të Newton Health. Ai pagoi borxhet dhe ia ndyshoi emrin skuadrës në Manchester United.
Me emrin e ri ekipi fitoi Kampionatin Anglez në vitin 1908. Ndërsa më 26 prill 1909 kundër Bristol City FC fitoi për herë të parë edhe Kupën e Anglisë. Në vitin 1910 me ndihmën financiare të Davies ata u shperngulën nga Bank Street në Old Trafford. Një vit më vonë, më 1911, fituan përsëri kampionatin.
[redakto]Epoka e Sir Matt Busby (1958-1969)
Matt Busby u emërua tranjer i Manchester United në tetor të vitit 1945 dhe bëri një punë të pashembullt që lojtarët të realizonin detyrat e tyre. Qe një sukses i pabesueshëm kur klubi doli i dyti në kampionat më 1947 dhe fitoi Kupën e Anglisë më 1948. Busby adoptoi një strategji që favorizonte të rinjët. Në vitin 1956 United fitoi kampionatin me një skuadër mosha mesatare e të cilës ishte 22 vjet. Kjo strategji ishte thelbësore për suksesin e skuadrës në vitet që pasuan. Më 1957 ata morën përsëri kampionatin ndërsa humbën në finale të kupës nga Aston Villa. Klubi gjatë kësaj periudhe u bë i pari klub anglez që mori pjesë në Kupën e Europës.
[redakto]Tragjedia e Mynihut (5 tetor 1958)
Tragjedia e Mynihut ndodhi ndërsa skuadra po kthehej në shtëpi pas një ndeshjeje në Beograd kundër Crvena Zvezdas. Në këtë aksident ajëror humbën jetën 8 futbollistë dhe 5 pasagjerë të tjerë. Ndërsa Busby po merrte veten nga plagët e marra Jimmy Murphymori drejtimin e skuadrës. United vazhdoi të luante me një ekip provizor me të cilin arriti të fitonte 2-1 në gjysëmfinale të Kupës së Europës edhe pse më pas do të eliminohej. Pavarësisht fatkeqesisë ata arritën në finale të Kupës së Anglisë, ku humbën nga Bolton Wanderers.
[redakto]Rindërtimi pas tragjedisë
Matt Busby filloi ta rindërtonte skuadrën në vitet 60-ta duke u mbështetur në lojtarë si Denis Law e Pat Crerand. Ata fituan Kupën e Anglisë në vitin 1963, Ligën e Anglisë në vitet 1965 dhe 1967 dhe Kupën e Europës në vitin 1968, duke u bërë njëkohësisht edhe skuadra e parë angleze që e arrinte këtë titull. Në këtë kohë Manchester United mbështetej në lojën e tre nga lojtarëve më të mirë të kohës, Denis Law, Bobby Charlton dhe George Best.
Në vitin 1969 Matt Busby dha dorëheqje nga posti i tranjerit të United dhe u zëvendësua nga Wilf McGuinness, lojtar i vjetër i United dhe tranjer i ekipit të të rinjëve.
[redakto]Periudha 1969-1986
Fillimisht në këtë periudhë United u udhëheq nga trajnerë si Wilf McGuinness (1969-70), Frank o'Farrell (1970-71) e Tommy Docherty (1972-77). Docherty shpëtoi ekipin nga rënia nga kategoria më 1972, por më 1974 nuk mundi të bente asgjë sepse United ra një kategorine më poshtë, përkatësisht në Divizionin e Dytë. Por në përpjekjen e parë u rikthyen në Divizionin e Parë, dhe arritën deri në finale të Kupës së Anglisë më 1976 ku u mposhtën nga Southhampton F.C.
Megjithatë arritën të riktheheshin përsëri në finale më 1977, kur kësaj here mundën Liverpool FC. Paverësisht këtij suksesi Docherty u përjashtua pas finales pasi u morr vesh se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e fizioterapistit të skuadrës. Dave Sexton(1977-1981) zëvendesoi Docherty-n në verën e vitit 1977 dhe formoi një ekip më shumë defanziv. Ky stil loje nuk ishte shumë i pëlqyer nga tifozët të cilët ishin mësuar me ekipet ofensive të Docherty dhe Busby. Pasi nuk fitoi asnjë trofe Sexton u përjashtua më 1981 pavarësisht se i kishte fituar 7 ndeshjet e tij të fundit.
Sexton u zevendesua nga Ron Atkinson (1981-86) i cili menjëherë theu të gjitha rekordet britanike për shuma të paguara për futbollistë, duke blerë Brayn Robson nga West Bromwich Albion-i. Ai gjithashtu bleu disa lojtarë të tjerë si Jesper Olsen e Gordon Strachan. United fitoi Kupën e Anglisë më 1983 dhe më 1985. Ata ishin favoritët kryesorë për të fituar kampionatin më 1986 pasi kishin fituar 10 ndeshjet e para por pas muajit tetor loja e tyre u zbeh dhe ata përfunduan në vendin e katërt. Pasi titulli nuk po vinte Atkinson u pushua nga puna.
[redakto]Epoka e Sir Alex Ferguson (1986 - )
Alex Ferguson erdhi nga Arbedeen FC për të zëvendësuar Atkinson dhe ekipi përfundoi në vendin e 11-të. Sezonin e ardhshëm ata dolën të katërtët dhe Brian McClair u bë i pari sulmues që shënonte 20 gola në sezon që prej George Best-it. Megjithatë Manchester United zhgënjeu në dy sezonat që pasuan dhe shumë lojtarë të lënë në hije nga Ferguson nuk arritën rezultatet e pritura nga tifozët. Kishte thashethëme se Fergusoni do të zëvendësohej në fillim te vitit 1990, por një fitore kundër Nottingham Forest në raundin e tretë të Kupës së Anglisë e më pas edhe fitorja në finale ndaj Crystal Palace ia siguroi vazhdimin e karrierës te United.
Manchester United fitoi UEFA Kupën e Fituesve të Kupave më 1991 duke mposhtur në finale fituesin e kupës spanjolle Barcelonën. Ndërsa më vonë fitoi edhe Superkupën e UEFA-së duke e mundur në finale Crevena Zvesdan. Në zhvillimet jashtë fushën, më 1991 klubi u listua në Bursën e Vlerësimit të Londrës me një vlerë prej 18 milionë GBP.
Ardhja e Eric Cantona-s, si dhe prania e lojtarëve tashmë të afirmuar si Gary Pallister, Denis Irwin dhe Paul Ince si dhe e talentëve të rinjë si Ryan Giggs ndihmuan që United ta finalizojnë sezonin 1992-93 si kampion, për herë të parë që prej vitit 1967.
Në sezonin 1994-95 Eric Cantona merr 8 muaj pezullim pas një ndërhyerje në stil të sporteve luftarake ndaj një tifozi të Crystal Palace gjatë një ndeshjeje. Në mungesë të tij United humb kampionatin dhe kupën. Pas shfaqjes në skenë të të ashtuquajturës Gjenerata e Vitit 92 që përfshinte lojtarë të rinjë si David Beckham, Garry Neville, Phil Nevile, Nicky Butt e Paul Scholes, United fitoj sërish dopietën duke u bërë skuadra e parë angleze që e fiton atë dy herë. Më 1997 Eric Cantona tërhiqet nga futbolli në moshën 30 vjeçare.
[redakto]Tripleta (1999)
Sezoni 1998-99 qe sezoni më i mirë për United. Ata u bënë klubi i parë dhe i vetëm anglez që fitoi Ligën Angleze, Kupën e Anglisë dhe Ligën e Kampionëve në të njejtin sezon.
United fitoi kampionatin në ndeshjen e fundit kur mundi Tottenham Hotspurs me rezultat 2-1. Por fitimi i kampionatit qe vetëm pjesa e parë e tripletës, pjesë që u cilësua si më e thjeshta nga Alex Ferguson.
Në finale të FA Cup ata mundën Newcastle United 2-0 me gola të Teddy Sheringham dhe Paul Scholes.
Ne finalen e Ligës së Kampionëve Manchester United u ndesh me Bayern Munich, në një ndeshje të konsideruar si finalja më e madhe në historinë e këtij kompeticioni. Në minutën e gjashtë të ndeshjes bavarezët kaluan në avantazh me një gol të Mario Basler-it dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutat e fundit kur Teddy Sheringham barazoi në minutën e 90'35. Ndërsa në minutën 92'17 golin e fitores e shënoi Ole Gunnar Solskajer. Që të dy golat u shënuan nga goditje këndi të ekzekutuara nga David Beckham. Kjo finale e pabesueshme mbaroi në minutën e 93'35.
Tripleta ishte shtytësi kryesor që Alex Ferguson të nderohej me titullin e Kalorësit nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo fushatë e mrekullueshme përfundoi me fitimin e Kupës Interkontinentale, ku në finale, në Stadiumin Nacional të Tokios para 35.000 tifozëve, mposhtën kampionët amerikanolatin, brazilianët e Palmeiras, me një gol të Roy Keane në minutën e 35-të.
[redakto]Pas Tripletës
Manchester United fitoi kampionatin në sezonat 2000 dhe 2001. Ndërsa në garat europiane Ferguson adoptoi një taktikë më defansizve për ta bërë United më të vështirë për t'u mposhtur. Megjithatë kjo taktikë nuk qe shumë e sukseshme ngase pos që nuk po fitonte në Europë, United përfundoi në vendin e tretë në Angli gjatë sezonit 2002. Por ata iu rikthyen titujve duke fituar kampionatin në vitin 2003, por në verën e vitit 2003 David Beckham, një nga yjet e futbollit botëror, kaloi te Real Madridi. United sezonin në vijim ia nisi mirë por pas pezullimit tetë mujor të Rio Ferdinand-it për doping, sezoni u shkoi në avari. Megjithatë klubi fitoj Kupën e Anglisë duke mposhtur Millwall-in në finale.
Sezoni 2004-05 u karakterizua nga mungesa e golave edhepse Ruud Van Nistlrooy po shënonte regullisht. Ky sezon i gjeti ata në vendin e tretë dhe të mposhtur me penallti nga Arsenali në finale të Kupës së Anglisë. Jashtë fushës së lojës ngjarja kryesore qe blerja e klubit nga familja milionere amerikane Glazer, me në krye Malcolm Glazer.
Në sezonin 2005-06 mesfushori dhe kapiteni legjendar Roy Keane e la United për të firmosur me Celtic-un. Ndërsa klubi fitoj Kupën e Ligës Angleze, duke mposhtur në finale Wigan Athletic. Fundsezoni u karakterizua me largimin e Ruud Van Nistelrooy për tek Real Madrid-i.
Në sezonin 2006-07 Manchester United fitoi Kupën e Anglisë dhe kampionatin anglez duke dal para Chelsea FC që kishte dy sezona si kampion i Anglisë. Ndërsa në garat europiane u eliminuan nga AC Milan.
[redakto]Dopieta e 2008
Në javën e fundit të sezonit 2007-08 Manchester United dhe Chelsea ishin në krye te klasifikimit të Premier Ligës me 84 pikë secili, duke bërë që kampionati të vendosej në javën e fundit. Pas barazimit të Chelsea-t me Bolton-in dhe fitores së United ndaj Wigan-it me rezultat 2-0, United u shpall kampion i Anglisë për të dytin vit radhazi. Këtë sezonë Manchester United fitoi edhe Ligën e Kampionëve duke mundur në finale Chelsea-n. Në finalen e zhvilluar në Moskë, më 21 maj 2008, Manchester United fitoi me penallti pasi koha e rregulltë kishte mbaruar 1-1 me golat e Cristiano Ronaldo për United dhe Frank Lampard për Chelsea-n.
[redakto]Periudha 2008 -
United e filloi sezonin 2008-2009 duke fituar Community Shield ndaj Portsmouth. Më 21 dhjetor 2008 Manchester United u shpall edhe kampion bote për klube duke mundur Liga de Quito 1-0 në Japoni. Dy muaj më pas United fitoi edhe Kupën e Ligës duke mundur me penallti Tottenham Hotspurs. Kur Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë nga FIFA për vitin 2008, Manchesteri United u bë klubi i parë anglez të ketë një lojtar të tillë në skuadër.
Më 16 maj 2009 pasi doli 0-0 me Arsenal fitoi për të tretën herë rresht Premier Ligën duke u bërë skuadra e vetme që arrinë ta fitoj titullin anglez tri vite me rradhë në dy raste të veçanta. Më 27 maj 2009 Manchester United luajti ne finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Romë ku humbi 2-0 nga kampionët spanjoll, FC Barcelona.
Sezoni 2009-2010 i kaloi me vetëm një trofe, atë të Kupës së Ligës. Ndërsa në sezonin 2010-2011 e rimorri përsëri titullin e kampionit të Anglisë për herë të 19-të duke u bërë kështu edhe ekipi më i sukseshëm në Angli. Poashtu, gjatë atij sezoni arritën edhe në finale të Ligës së Kampionëve, por u mposhtën sërish nga Barcelona, kësaj radhe me rezultat 3-1. Një nga pikat e larta të sezonit ishte sulmuesi meksikan, Javier Hernandez, i cili që në sezonin e tij të parë u shpërblye me titullin e lojtarit më të mirë në Manchester United nga tifozët e klubit.
LIVERPOOL FC
Klubi Futbollistik Liverpool F.C. është nga qyteti i Liverpool-it në pjesën veri-perëndimore të Anglisë. Stadiumi i tyre quhet Anfiled po tani janë duke kërkuar të marrin leje për ndërtimin e një stadiumi të ri 200 metra larg. Ata luajnë në Premier Ligën Angleze (Premier League) dhe janë klubi më i suksesshëm në futbollin anglez. Liverpooli ka fituar tetëmbëdhjetë tituj të Divizionit të Parë, shtatë FA Kupa, shtatë Kupa të Ligës, pesë Kupa Evropiane, dhe tri kupa. Liverpooli është gjithashtu anëtar i grupit G-14 që drejton klubet Evropiane të futbollit.LIVERPOOL FC
HISTORIKU
Eshte nje nder klubet me te njohura angleze dhe me me se shumti tituj te fituara. Gjithashtu njihet dhe si klubi me tifozet me te flakt ne Angli dhe gjithsesi ne Evrope e ne bote,te cilet jane nje shembull i mire per te gjithe tifozet e futbollit qe ardhurojne skuadrat e tyre te zemres. Ne te gjitha koherat ka pasur lojtare te shumte kualitativ qe ka edhe sot yje te futbollit. Poashtu Liverpool njihet per kthim te shpejt ne rezultat nese edhte duke pesuar.Me nje fjale e perfshijme si klubi me i sukseshem ne historine e futbollit anglez dhe evropian.
[redakto]Garimet
[redakto]UEFA Liga e Kampionëve
Liverpool FC ka një traditë shumë të mirë në finalet e UEFA Ligës së Kampionëve ku nga gjashtë (6) finale ka arritur pesë (5) fitore.
CHELSEA FC
CHELSEA FC
Chelsea Football Club ndryshe të njohur si "Blutë" ose paraprakisht si "Pensionerët" është klub futbollistik profesionist i me qendër në Londër. I themeluar në vitin 1905, ata luajnë në Premier League dhe në pjesën më të mirë të historisë së tyre kanë qenë në majat e futbollit anglez. Chelsea ka qenë kampion i Anglisë plot Katër herë, gjasht herë ka fituar FA Cup, League Cup katër herë dhe UEFA Cup dy herë. Suksesin e parë më të madh e arriti në vitin 1955, kur fitoi kampionatin. Chelsea fitoi disa gara gjatë viteve 60-ta dhe 70-ta, por duke mos pasur ndonjë arritje më të madhe deri në vitin 1997. Dekada e kaluar ka qenë periudha më e suksesshme në historinë e klubit, kur e fitoi titullin e Premier League në 2005,2006 Dhe 2010, dhe mbërriti në finalen e UEFA Champions League në 2008.
Stadiumi e Chelsea është Stamford Bridge me kapacitet prej 42,055 ulëse në Fulham, Londra perendimore, ku kanë luajtur që nga fillimet e tyre. në vitin 2003, klubi u ble nga manjati i naftës rusi Roman Abramovich.
Uniforma tradicionale e Chelsea është bluja mbretërore kombinuar me çorapet e bardha. Emblema është ndërruar disa herë duke u përpjekur ta modernizojnë; duke e modifikuar emblemën e vitit 1950. Klubi gëzon mbështetjen e fansave mesatarisht 41,673 për ndeshje në vitin 2007, në vendin e pestë në Premier League për nga shikueshmëria.
Nuk ka komente:
Posto një koment