e diel, 25 shtator 2011

Ndalet kampioni


Manchester United është ndalur. Kampioni anglez ka barazua si mysafir i Stoke Cityt me rezultat 1-1, ku të dy golat u shënuan në të dy pjesët.
Golin e parë e dha pikërisht Manchester United, ku me anën e portugezit në formë, Nani, i cili i dërgoi Djajtë e kuq në epërsi(27′)
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë do të ishte në të mirë të Stoke Cityt, pasi që vendasit në minutën e 52′ me anën e sulmuesit Pete Crouch do ta barazonte rezultatin.
Pas këtij barazimi, United e ndan vendin e parë së bashku me Cityn, pasi që të dy ekipet kanë grumbulluar nga 16 pikë.
.

e shtunë, 10 shtator 2011

Garry Cook largohet nga City

Shefi ekzekutiv i Manchester Cityt, Garry Cook ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pas skandalit të publikuar një ditë më parë nga The Sun.

Tabloidi britanik zbuloi një ditë më parë se si një e-mail ofendues në emër të Cook i shkoi nënës së mbrojtësit Nedum Onuoha, e cila ka kancer. Cook në atë e-mail ofendon rëndë nënën e mbrojtësit, duke e ngacmuar për betejën e saj me kancerin.
“Unë nuk mund ta pranoj këtë, kjo është një sjellje e pa pranueshme nga ana ime. Duhet të ketë gabuar dikush nga stafi im. Ishte privilegj të punoj për Cityn”, theksoi Cook, i cili la postin e tij të vlefshëm 1.5 milionë euro në vit

De Gea në stol për Boltonin

David De Gea pritet që të jetë në pankinë për ndeshjen që Manchester United e zhvillon sot me Boltonin.

Sipas The Sun menaxheri i Boltonit do të vë në fushë një sulm me lojtarë të gjatë të kryesuar nga Kevin Davies, duke parë dobësinë e De Geas në luftën në ajër. Spanjolli i ri ka pranuar disa gola qesharak nga ajri, gjë që e ka bërë skocezin Sir Alex të vendosë se Anders Lindegaard është njeriu i duhur në portë për Boltonin.
Ferguson ende ka shumë besim në transferimin e tij 17 milionësh, De Gean, por atij sipas skocezit i duhet kohë për t’u përshtatur dhe për ta shmangur presionin. 

Wenger: Përjetova ferrin këtë verë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë të ketë përjetuar një verë të pa besueshme sikurse në ferr, por ka pranuar se është i kënaqur me punën e bërë në ditën e fundit të afatit kalimitar veror.

“Në punën time, vuajtjet janë të pritura. Kështu kur të shkoj në ferr një ditë, do të vuaj më pak se ju, kjo për shkak se jam mësuar duke vuajtur”.
“Unë mund të shkruaj libër për këtë verë. Ishte vera më e bezdisshme që kemi përjetuar që pas ardhjes time këtu. Libri do të ishte shumë interesant për t’u lexuar. Jo për shkak timin, por për shkak të gjithë asaj që ndodhi. Ishte mjaft i pa besueshëm dhe ju do ta shihnit se nuk ishte aq lehtë sa është dukur nga jasht”, tha Wenger.


Torres: Mesfushorët e Chelseat të moshuar

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres thotë se bashkëlojtarëve të tij në mesfushë po u mungon shpejtësia. Duket se spanjolli ka harruar që po dështon të shënojë vet gola, kurse tani kritikon edhe bashklojtarët e tij.

“Kur ndërrova klubet, unë e kam ditur se do të jetë proces i ngadalshëm, edhe pse nuk e kam pritur të kalojë kohë aq e gjatë”.
“Chelsea, ndër ekipet angleze, është ekipi më jo anglez. Kjo për shkak të lojtarëve që ka, lojtarë të moshuar, të cilët luajnë me tempo të ulët, e të cilët kanë posedim të lartë, ndërsa kjo ëhtë ajo që klubi po tenton të ndryshojë”, u shpreh spanjolli.

Walcott: Pa shpejtësinë jam asgjë

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott ka pranuar se ai varet nga shpejtësia e tij, ehde pse pohon se do të ishte asgjë pa atë.

“Unë do të ishia asgjë pa shpejtësinë. Është edhe për driblim, por shpejtësia është atributi kryesor në Ligën Premier”.
“Unë jam i shpejtë. Janë shumë lojtarë të shpejtë në Ligën Premier dhe kjo e bën kampionatin shumë kompetitiv. Humbja nga Manchester United ishte më e rënda në jetën time”, tha Walcott.

City forcon kreun

Manchester City ka regjistruar fitore prej 3-0 përballë Wigan Athletic për t’u përforcuar në krye të tabelës së Ligës Premier kur po zhvillohet java e katërt e Kampionatit anglez.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Sergio Aguero, i cili realizoi het-trik. Pas 13 minutash lojë, argjentinasi e hapi takimin, pas asistimit të David Silvas.
Carlos Tevez dështoi ta dyfishonte epërsinë, pasi goditjen e tij nga pika e bardhë e ndali portieri Ali Al Habsi (19’).
Në pjesën e dytë Kun Aguero shënoi dy gola të shpejtë (63’ dhe 69’) për të kompletuar het-trikun e tij, ndërsa u asistua nga Samir Nasri dhe David Silva.
Pas kësaj fitoreje, City arrin kuotën e 12 pikëve nga katër ndeshje dhe pret dështimin eventual të Manchester Unitedit për të qëndruar i vetmuar në krye të tabelës.

Fitorja e parë për Arsenalin

Është dashur të zhvillohet java e katërt në Ligën Premier që Arsenali të regjistrojë fitoren e parë në sezonin e ri.

Topçinjtë kanë fituar me rezultat minimal kundër Swansea City në takimin e të shtunës të zhvilluar në Emirates.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 40-të nga rusi Andrei Arshavin, i cili ia siguroi tre pikë të plota skuadrës së tij.
Pas javës së katërt, Arsenali ka vetëm katër pikë, nga dy humbje, një barazim dhe një fitore.

Fiton Chelsea, mposhtet Liverpooli

Me rezultat prej 2-1, Chelsea ka shënuar fitore si mysafir i Sunderlandit në takimin e zhvilluar të shtunën në Stadium of Light.

Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, nga John Terry (18’) dhe Daniel Sturridge (51’), Blutë e fituan takimin. Ndërsa Dong-Won Ji shënoi për vendasit në fund të ndeshjes.
Tre pikët e reja e pozicionojnë Chelsean në vendin e dytë me dhjetë pikë, dy më pak se Manchester City dhe një më shumë se Manchester Unitedi që ndeshjen e javës së katërt e zhvillon kundër Boltonit.
Nga ana tjetër, Liverpooli është mposhtur me rezultat minimal si mysafir i Stoke Cityt. Pas javës së katërt, Redsat kanë dy fitore, një barazim dhe një humbje, gjegjësisht shtatë pikë.

e premte, 9 shtator 2011

Ferguson lavdëron Young

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Ashley Young është përshtatur shumë mirë në klub dhe se për këtë meritë ka edhe Patrice Evra.

"Disa lojtarë vijnë në klub dhe e kanë të vështirë të adaptohen, por Ashley ia ka dalë jashtëzakonisht mirë. Ai është një lojtar i lëvizshëm dhe ka një njohje të mirë për lojën".
"Ai po fiton një mbështetje nga Evra në krahun e majtë. Përvoja e shkëlqyeshme që Patrice sjell është shumë e rëndësishme për një lojtar që vjen në klubin tonë", ka thënë Fergie.
Skocezi po ashtu ka zbuluar se United e kishte kërkuar Young edhe në kohën kur ky i fundit luante për Watford. 

e enjte, 8 shtator 2011

Young shpreson në partneritetin me Rooneyn

Ashley Young shpreson se mund ta vazhdojë me sukses partneritetin e tij me Wayne Rooneyn për Manchester Unitedin dhe Anglinë.

“Ju mund të ndërtoni marrëdhënie në një klub, dhe me mënyrën se si Wayne ka filluar, me mënyrën se si klubi e filloi këtë sezon, kjo është shumë e mundur. Kështu jam i ngazëllyer me atë se si shkuan gjërat. Në rregull, ne kemi luajtur vetëm tri ndeshje dhe sezoni është i gjatë”.
“Por, gjërat kanë filluar mirë dhe shpresoj se mund të vazhdojmë të ndërtojmë një ekip fitues. Nëse e vazhdojmë partneritetin në klub, atëherë kjo do të jetë mirë edhe për Anglinë”, u shpreh Young.

Lampard: Nuk jam i paprekshëm


Frank Lampard insiston se nuk ka besuar kurrë se është njëri nga më të paprekshmit tek Anglia. Mesfushori i Chelseas u kthye në formacionin bazë të Fabio Capellos të martën mbrëma, në fitoren e ‘Three Lions’ me rezultat minimal 1:0 ndaj Uellsit në Wembley.
33 vjeçari thotë se nuk do ta kishte problem nëse trajneri italian e lë jashtë ekipit të parë, siç bëri javën e kaluar ndaj Bullgarisë. “Njerëzit mendojnë se lojtarët presin të luajnë në çdo ndeshje, por ne nuk mendojmë kurrë ashtu. Ne të gjithë jemi profesionistë dhe dëshirojmë të arrijmë suksese individuale e grupore, të cilën gjë duam ta bëjmë për Anglinë”, deklaroi mesfushori anglez.
“Nuk është problem edhe nëse mbetem në bankinë tek Anglia. Jam munduar të jem i distancuar dhe të mos bëhet bujë. E kam mbajtur kokën poshtë dhe kam mbetur i koncentruar. Jam mjaft i nderuar të luaj dhe do të luaj aq sa do të mund të jap kontribut për Anglinë”, vazhdoi ish futbollisti i West Hamit.
Lampard e sheh pozitive futjen e disa lojtarëve të rinj në Kombëtaren angleze, si Young, Wilshere, Downing, Smalling e Jones, për të cilët mendon se do ta përmirësojnë ekipin e Fabio Capellos para Evropianit 2012.

Përfundon interesimi i Chelseat për Modriçin


Andre vila-Boas ka konfirmuar se nënshkrimi i Raul Meireles ka përfunduar interesimin e Chelsea në mesfushorin Tottenham Hotspur, Luka Modriç.
Chelsea rrëmbeu portugezin Meireles për 12 milion funta nga Liverpool në minutat e fundit të dritares së transferimeve,kështu ka pranuar humbjen për lojtarin e Tottenham Hotspur Luka Modrç të cilin e kishte synuar gjatë gjithë verës.
Raportet sugjerojnë se Chelsea kishte bërë oferta të ndryshme kurse kjo e fundit kishte arritur deri në 40 milion funte,por kjo nuk u realizua pasi krerët e ekipit deshën ta mbajnë atë në White Hart Lane.
Besohet se menaxheri i Chelseat, Villas Boas ishte i shqetësuar se nuk ka mesfushor organizativ.Por, kur u pyet se Chelsea a do të kthehet me një ofert tjetër për Luka Modriçin ai tha :”Jo unë nuk mendoj kështu, tregu i transfereve është i mbyllur dhe nuk spekulojë se çfarë do të ndodhë në janar.”

Torres rrezikon të humb vendin në kombëtare


Selektori i Spanjës Vicente del Bosque ka thënë se Fernando Torres mund të humb vendin e tij në ekip nëse nuk fillon të shënon rregullisht për Chelsean. 
Torres ka qenë hija e vetes së tij pas transferimit në Chelsea në janar duke vuajtur në arritjen e formës së mirë fizike dhe shënoi vetëm një gol.
Del Bosque nuk e ftoi Torresin as në pankinë për fitoren 6-0 kundër Lihtenshtajnit në mesjavë duke e detyruar sulmuesin të përcjell ndeshjen nga tribunat.
“Torres është futbollist i rëndësishëm por ata që dallohen me klubet e tyre do të ftohen në ekipin Kombëtar, jo e kundërta” tha Del Bosque.

Sandro nënshkruan kontratë të re pesë vjeçare për Tottenham


Braziliani ishte futur në ekipin e parë sezonin e kaluar dhe impresionojë me paraqitjet e tija të mira,kështu ai do të mbetet në White Hart Lane deri në vitin 2016.
22-vjeçari, i cili bëri 26 paraqitje për sezonin e kaluar në anën e Harry Redknapp, pasi duke lëvizur nga Internacional, fitoj vendin bazë si mbrojtës krahu.Ai ishte një pjesëe Spursave në fitoren kundër Ac Milan  në Champions League dhe shënoj golin e parë në ndeshjen kundër Chelseat ku vrapoj më shum se 35 metra.Mesfushori i cili ende nuk ka luajtur për Tottenham këtë vit për shkak të lëndimit të gjurit do të rikthehet së shpejti ne formacionin e Spursave.

Downing: Do të jemi në top 4-she


Transferi i ri i Liverpoolit, Stewart Downing ka thënë se klubi i tij në këtë sezon do të jetë padyshim në top-katërsh, duke mos përmendur fare garën për titullin e Premier League.
“Nëse ne vazhdojmë të luajmë kështu siç kemi filluar atëherë ne kemi gjasa të mira të përfundojmë në top-katërsh”.
“Ne kemi startuar sezonin shumë mirë por tani na presin ndeshje shumë të vështira si ajo kundër Stoke të shtunën”, tha Downing për The Mirror.

Arteta: Nuk jam këtu për të zëvendësuar Fabregas dhe Nasri


Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se ai nuk u transferua te Gunners për të zëvendësuar Cesc Fabregas apo Samir Nasrin por për të treguar kualitetin e tij.
“Jo, unë nuk dua të përdor fjalën ‘zëvendësues’”.
“Ata ishin top-lojtarë të këtij klubi, ata kanë luajtur shumë, shumë mirë në disa vitet e fundit dhe tani ne kemi disa lojtarë që dëshirojnë të bëjnë impaktin e njëjtë. Unë jam i bindur se ne do të bëjmë këtë gjë”, tha Arteta.

Walcott i gatshëm për Swansean


Theo Walcot është gati per ndeshjën e së shtunës ndaj Swanseas.
Walcott mungoi në ndeshjën  ndaj  Wales me kombëtaren Angleze  përshkak të një lëndimi të leht por thuhet se Walcott ështe gati për këtë ndeshje.


Paolo Cannavaro paralajmëron Cityn

Kapiteni i Napolit, Paolo Cannavaro, mezi pret fillimin e kampanjës së tyre në Ligën e Kampionëve dhe thotë se ata janë të gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt, që zhvillohet të mërkurën e ardhshme.

Klubi italian ka kaluar nga falimentimi në vitin 2004 dhe liga e tretë deri te futbolli në Ligën e Kampionëve, pas një revolucioni të drejtuar nga presidenti Aurelio De Laurentiis. Cannavaro tash dëshiron që ata të tregojnë veten në Angli dhe të befasojnë ekipin e Roberto Mancinit të mbushur me yje.
“Qyteti mezi pret Ligën e Kampionëve dhe ka shumë pritje nga tifozët dhe lojtarët. Në dy vitet e fundit ne vërtet kemi treguar se kush është ky klub falë trajnerit dhe ne kemi lojtarë të cilët gjithmonë dëshirojnë t’ia dalin mirë”.
“[Walter] Mazzarri na ka dhënë aq shumë, organizim, besim dh përgjegjësi. Ai ka qenë brilant”, ka thënë Cannavaro për ueb faqen zyrtare të UEFA-së.
Napoli do ta fillojë sezonin e ri këtë vikend me udhëtimin te Cesena në Serie A, para se të udhëtojë te Manchester City.

Dalglish: Gerrard mund të jetë si nënshkrim i ri

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish pret që Steven Gerrard të jetë si një nënshkrim i ri për ekipin, kur ai të rikthehet nga lëndimi.

Mesfushori është duke u rikuperuar mirë pas lëndimit të vazhdueshëm në ijë, që i shkaktoi atij probleme gjatë sezonit të kaluar.
“Ai nuk është larg. Kur Steven të jetë i gatshëm për rikthim do të jetë një shtytje fantastike për secilin. Afati transferues është mbyllur, por për ne do të jetë një bonus pasi ai do të jetë si një lojtar i ri”.
“Siç ka thënë edhe vetë ai në një intervistë të shtunën, gjithçka ndjehet vërtet e fuqishme, e freskët dhe ai është i lumtur me arritjen dhe atë çfarë ka bërë – dhe ne jemi të ngazëllyer për të. Ai meriton një pushim nga lëndimet dhe ai do të mirëpritet me krahë të hapura”, ka thënë Dalglish në një konferencë shtypi.

Lawrenson: United para Liverpoolit

Legjenda e Liverpoolit, Mark Lawrenson ka hedhur poshtë mundësinë që Liverpooli të jetë konkurrues dhe pretendent serioz për titull në Ligën Premier, duke thënë se Manchester United ka një skuadër ku mund të nxirrni tri ekipe të afta për ta fituar Ligën Premier.

“Unë nuk mendoj se Liverpooli është i gatshëm që ta fitojë titullin, kjo mund të ndodhë sezonin e ardhshëm, edhe pse është pikëpyetje e madhe. Unë kam biseduar me Michael Owen dhe edhe ai më ka thënë se me lojtarët e rinj, United ka në dispozicion tri formacione”.
“Kur e pyeta se nëse ekipi i tretë do të luftonte për mbijetesë, ai e hodhi poshtë këtë dhe kjo është shumë me prespektivë për klubin nga Old Trafford”, tha Lawrenson.

e mërkurë, 7 shtator 2011

TRAGJEDI:Rusi, vdes i gjithë ekipi i hokeit

Pas një aksidenti të rëndë ajror, si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, kanë vdekur 36 lojtarë dhe zyrtarë të klubit rus të hokeit mbi akull Lokomotiv Yaroslavl.

Klubi rus është dashur të shkojë në Bjellorusi për t’u takuar me Dinamo Minskun gjatë të enjtës, por ajo që federata ruse e hokeit e përshkroi si humbje të madhe, eskaloi në një aksident ajror ku pas rrëzimit të aeroplanit kanë vdekur që të gjithë pasagjerët në bord.
Ndër të vdekurit konfirmohen ish-kampioni olimpik, suedezi Stefan Liv dhe ish-lojtari i Neë Jersey Devils, Alexander Yasyunov.

Lampard: Të rinjtë po shkëlqejnë

Mesfushori anglez, Frank Lampard, ka pranuar se lojtarët e rinj kanë filluar të shkëlqejnë dhe se ai nuk pret që të jetë startues në çdo ndeshje.

“Është vërtet mirë t’i shohësh ata. Është vërtet mirë të shohësh Ashley Young e të tjerë, unë e di se ai nuk është lojtar totalisht i ri, por ai vërtet po shkëlqen në momentet e duhura”.
“Stewart Downing njëjtë. Wilshere është i lënduar, por me këtë skuadër ne kemi shumë opsione në sulm. Smalling në mbrojtje së bashku me Jones kanë qenë impresiv për Manchester United dhe kjo është diçka që na ka munguar vitet më parë.
“Dhe tani krejt rastësisht, ne mund të shohim gjithë këta të rinj, të cilët mund të jenë së bashku me neve në grup, duke kënaqur tifozët”, deklaroi Lamps’.

Rooney kerkon partnerin ne sulum me Hernandesin


Sulmuesi i Manchester United, Rooney është shprehur shumë i kënaqur me partneritetin e tij gjatë sezonit të kaluar me Javier Hernandez duke thënë se dëshiron të njëjtën gjë edhe në këtë sezon.
“Ai ishte shumë i ri sezonin e fundit dhe të gjithë kemi menduar se ai nuk do të luaj aq takime sa i luajti”.

“Ai shënoi shumë gola sezonin e fundit dhe kjo është një arsye e madhe që ne fituam titullin”.
“Unë kërkoj të njëjtën gjë edhe në këtë sezon, ndoshta të shënojmë edhe më shumë gola”, tha Rooney.

Arteta:Nuk mund te pres te luaj per Arsenalin


Transferimi më i ri i Arsenalit, Mikel Arteta pas prezantimit të tij dje me fanellën e Arsenalit tha se mezi pres të luaj në stadiumin Emirates.
“Unë e kam pëlqyer gjithmonë filozofinë e lojës së Arsenalit dhe rrugën e tyre që kaë vazhduar”.

“Unë mezi po pres apo më mirë të them nuk po mund të pres të luaj ne stadiumin e madh, Emirates”, tha Arteta.

David Luiz:Do te fitojm shumë trofe.


Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz ka thënë se klubi i tij është duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë duke shtuar se Raul Meireles është një lojtar i madh dhe një transfer shumë i qëlluar për klubin e tij.
“Ne kemi bërë transferime të mira. Unë mendoj se Raul Meireles mund të jetë lojtar i madh për ne”.

“Ne çdo ditë jemi duke u bërë më të mirë dhe unë jam i bindur se ne do të kemi shumë suksese në këtë sezon”.
“Në trajnime, Villa-Boas shumë herë flet portugalisht dhe kjo është shumë e lehtë që të kuptohet. Ndoshta ne këtë gjë mund ta përdorim si taktikë sekrete gjatë ndonjë takimi”, tha David Luiz. 

Nasri ndoshta ka thyer gishtin


Në detyrë me kombëtaren Franceze duket se Samir Nasri ka thyer gishtin e tij.

Lojtari i Manchester Cityt kishte pasur debutim fenomenal me skuadrën e Mancinit por duket se pas ndeshjes së parë do mungojë ndoshta në disa takime edhe pse asgjë ende nuk është zyrtare.
Thuhet se ai ndaj Rumanisë ka thyer gishtin dhe do vihet në dyshim për ndeshjen e rradhës së Cityt që luhet ndaj Wiganit në Etihad Stadium.

Reali në kërkim të Suarez

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez është duke u kërkuar nga Real Madridi, pas analizave të shumta për profitet në rast të kalimit të tij.

El Mundo Deportivo raporton se Florentino Perez dëshiron një emër të madh në janar dhe pas ftohjes në çështjen Neymar, madrilenët opsion serioz e shohim sulmuesin e Liverpoolit.

Bosët e marketingut në Bernabeu kanë kërkuar që ky hap të bëhet konkret, për shkak se profitet do të ishin të mëdha në rast të realizimit të këtij transferimi. Problemi është te vet Suarez, i cili dëshiron të luajë për Barcelonën. Dhe, agjent i tij është Per Guardiola, vëllai i Pep Guardiolës. 

Berbatov ta rinovojë kontratën

Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, pritet që të nisë bisedimet për kontratën e re me klubin nga Old Trafford.

Sulmuesi bullgar i cili ende nuk ka luajtur këtë sezon, pritet që të fillojë bisedimet me klubin, pasi janë Djajtë ata që kanë kërkuar rinovimin e bullgarit, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Dimitar Berbatov ishte qendër e spekulimeve të shumë mediave angleze gjatë verës, kjo pas shprehjes hapur të dëshirës së tij për t’u larguar, duke parë potencialin e jashtëzakonshëm të Unitedit në sulm.

Ramsey: Kemi sjellë lojtarë cilësorë

Aaron Ramsey ka lëvduar transferimet e Arsenalit, Mikel Artetan dhe Yossi Benayoun, teksa beson se ata do t’i ndihmojnë ekipit të ketë fillim të mirë.

“Ne kemi menduar mirë dhe tani do t’ia nisim nga para”.
”Ne kemi transferuar disa lojtarë cilësorë, Arteta dhe Benayoun janë dy mesfushorë kreativë të cilët janë vërtet të mirë me top dhe që pritet të jenë të suksesshëm me ekipin”, theksoi Ramsey.

Humbja me tmerruse per Arsenalin !!!!


LIKE

Heitinga në radarin e Juventus


















 
Juventusi është duke përcjellë mbrojtësin e Evertonit, Johnny Heitinga, shkruajnë mediat italiane.Juve ka nevojë për një mbrojtës të ri të qendrës dhe është duke menduar të bëjë ofertë për holandezin në muajin janar, krahas ofertës për mbrojtësin e Chelseat, Alex.
Heitinga ka thënë se ai është i lumtur te Evertoni pasi është lidhur me Bayern Munich gjatë verës, por nëse klubi anglez dështon të arrijë sukses në pjesën e parë të sezonit, kjo mund ta nxitë largimin e tij.

Diçka e madhe po ndodh te Liverpooli

Phil Thompson beson se diçka e madhe është duke ndodhur te Liverpooli, pas afatit kalimtar veror ku The Reds transferuan disa lojtarë.

“Më pëlqen mënyra se si janë bërë transferimet, edhe tani edhe në janar. Shumë punë është bërë pa ndërhyrjen e mediave, apo pa e ditur shumë njerëzit se çfarë po bëhet. Vërtet jam shumë i kënaqur me atë që kanë bërë Dalglish dhe Comolli”.
“Nuk më brengosin ndeshjet e mëdha, ato do t’i fitojmë, por ndeshjet e vogla janë më problematike. Liverpooli do të ketë sezon të shkëlqyer”, tha legjenda e The Reds.

Ferguson: Gjashtë ekipe luftojnë për titull





Sir Alex Ferguson ka pranuar se fitimi i titullit në Ligën Premier do të jetë më i vështirë se kurrë për ekipin e tij, pasi skocezi pret që së paku gjashtë ekipe të jenë në garë për trofeun e çmueshëm.

“Mendoj se mund të thuani pa ndonjë problem se janë gjashtë ekipe të cilat do të luftojnë për titull. Gjithmonë është e vështirë ta fitosh titullin”.
“Është një kampionat ku duhet të jeni të vëmendshëm, pasi në jug keni ekipet londineze si Arsenali, Tottenhami dhe Chelsea, më pas jemi ne, Manchester City dhe Liverpooli në veri”.
“Është vërtet, vërtet e vështirë ta fitojmë titullin”, deklaroi Ferguson për Sky Sports. 

Sneijder: Unë e kërkova Unitedin, jo ata mua!





Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka pranuar se ai e ka kërkuar me ngulm kalimin te Manchester United pas tentimeve të Djajve për ta transferuar holandezin, i cili tani mendon se ata nuk e kanë dashur kurrë ne ekip.

“United? Unë kam dashur të kaloj në atë klu. Do të ishte çmenduri të them ndryshe. Ishte një moment ku isha shumë afër Unitedit, por në fund nuk ndodhi asgjë”.
”Sidoqoftë, jam i lumtur në Milano pasi presidenti Massimo Moratti nuk ka dashur të më shesë. Interi ma dha rastin kur dyert ishin të mbyllura. Unë ndihem sikur në shtëpi dhe unë kurrë nuk kam dashur të largohem. Unë nuk e di pse nuk kalova te Manchester United, ndoshta për shkak se ata kurrë nuk më kanë dashur në ekip”, ka deklaruar Sneijder për Il Corriere dello Sport.

Ferguson: Anderson i mrekullueshëm





Sir Alex Ferguson ka lavdëruar mesfushorin e United, Oliveira Anderson, duke thënë se këtë sezon ka startuar në mënyrë fantastike.
“Anderson, po luan për mrekulli këtë sezon. Ai është fantastik. Këto vitet e fundit shumë lendime të gjata e kanë munduar, por ka një vit qe i’u ka shmangur lëndimeve, cka do të thotë se është stërvitur cdo ditë dhe niveli i fitnesit është në formë shumë më të mirë. Dita ditës do luan më mirë.” – tha Ferguson

Michael Owen : Nuk kemi frikë nga Barcelona




Sulmuesi Michael Owen u shpreh se  Manchester United nuk ka frikë nga Barcelona.
Ekipi katalonas janë favoritë të fortë për të arritur në finalen që do të mbahet në Munih të Gjermanisë vitin e ardhshëm.
“Nëse luajmë sërish me Barcelonën në finale, atëherë duhet të ndryshojmë diçka, sepse ata padyshim luajtën më mirë se ne”, tha ai për Inside United.
“Nuk do friksohemi nëse luajmë përsëri, kjo është e sigurt.

Szczesny eshte zgjedhur lojtari muajit gusht nga Fansat.




Szczesny ka qene i pari me 40.1%  i ndjekur nga Walcott me 23.8% dhe Vermaelen me 10.9%




  • Wojciech Szczesny 40.1 %
  • Theo Walcott 23.8%
  • Thomas Vermaelen  10.9%

Mertesacker - Ardhja ne Arsenal sikur dita e pare e shkolles!




Per Mertesacker e pershkruan ardhjen e ti ne Arsenal sikurse dita e pare e shkolles.Mertesacker ju bashkua Arsenalit nga Werder Bremen dhe thot se mezi pret qe ta filloj jeten e re me klubin e ri me nje futboll krejt ndryshe dhe nje gjuhe te re,Jam i gatshem per kete shtoi Mertesacker.Jam edhe nervozz edhe i emocionuar,do ti bashkohem Arsenalit te enjten dhe eshte nje sfide e re per mua.Mertesacker ka qene i ftuar nga kombetarja Gjermane per dy ndeshjet kualifikuese per Euro 2012 ne njeren nuk luajti ndersa mbrem luajti 90 minuta ku beri nje paraqitje kryesisht te mire.

Ferguson - Arsenali mund ta fitoj titullin




Bossi i Man Utd,Sir alex Ferguson thot se Arsenali perkunder startit te dobet te sezones prap mund te luftoj per titull dhe ta fitoj ate ne maj.Arsenali ne 3 ndeshjet e para u ballafaqua me ekipe te forta ku Barazoi me Newcastle,Humbi me Liverpool dhe Man Utd ndersa pas kesaj Arsene Wenger u detyrua te bleje lojtar me pervoje ne ditet e fundit te Merkatos dhe eshte e sigurt qe tani Arsenali do te kendellet dhe te luftoj per titull.Fergie tha se eshte shum e veshtire per titull sepse ketu jan shum ekipe te forta qe mund ta fitojn titullin kete sezone.Jemi ne,Arsenali,Chelsea,Liverpoli ,City dhe Totenhami te gjitha keto ekipe jan ne gare per titull shtoi Ferguson.Arsenali e pret Swansean ne Emirates Stadium kete te shtune dhe eshte momenti me i mire qe ta marrin veten pas asaj humbjes turperuese te pesuar nga Man Utd.

Futbolli me episode për Sir Alex Ferguson





Sir Alex Ferguson e pranon se futbolli italian po përballet me një krizë, por thotë se futbolli ndërkombëtar shkon me cikle. Ai përmend shpërthimin e skuadrave spanjolle, kurse për futbollin anglez mendon se po kalon nëpër momente të mira. Sneijderin nuk e konsideron zëvendësues ideal të Scholesit, kurse Cantonan, Ronaldon, Scholes e Giggsin i vlerëson lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar.
Sir Alex Ferguson mendon se futbolli është i ndarë në cikle dhe se për momentin te futbolli italian ka
përfunduar një cikël. Trajneri skocez, i cili qëndroi në Itali, ku e mori një shpërblime nga Universiteti Luiss i Romës, insiston se për momentin futbolli italian ka mbetur prapa ligave më të forta, si ajo e Spanjës dhe Anglisë.
“Futbolli ndërkombëtar shkon përpara me cikle. Milani i Sacchit dhe i Capellos, por edhe Juventusi i Lippit kanë qenë momente të rëndësishme për futbollin italian. Tash ky cikël ka ndryshuar me shpërthimin e skuadrave të mëdha spanjolle. Futbolli anglez po kalon nëpër momentet të mira dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, deklaroi menaxheri i Manchester Unitedit.
‘Fergie’ i ka veçuar edhe lojtarët më të fortë me të cilët ka punuar në karrierë. Sipas tij, Eric Cantona, Cristiano Ronaldo, Paul Scholes e Ryan Giggs, kanë qenë fantastikë.
Ai ankohet në menaxherët e futbollistëve, për të cilët thotë se nuk e di nëse punojnë për veten, apo për të mirën e djelmoshave.
Ferguson është kthyer të flasë për mostransferimin e Wesley Sneijderit në ‘Old Trafford’. “Sneijder nuk është zëvendësuesi ideal i Scholes. Bëhet fjalë për një lojtar fantastik, por nuk ishte ai që po e kërkonim. Vetëm Xavi e Iniesta janë të ngjashëm me Scholes”, vazhdoi ai.
Mourinhon e konsideron si një njeri inteligjent, me ironi të theksuar, por trajner të mirë. “Nuk dëshiron të jetë fals dhe ky është një kualitet në ditët e sotme”, shtoi trajneri legjendar.
Ferguson e ka lavdëruar edhe trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri, për të cilin thotë se është më i miri në Evropë, ndër trajnerët e rinj. Kurse, sa i përket Serisë A, ai mendon se këtë vit do të shkëlqejë Napoli, për të cilin thotë se nuk është asgjë e pamundur, kur kihet parasysh fakti se ka përpara 70 mijë tifozë.
Sa u përket lojtarëve italianë, zbulon se e ka dashur në ekip Gianfranco Zolan, të cilin e konsideron numër 1. Por, e kishte kërkuar edhe Paolo Maldinin, por babai i tij, Cesare, e kishte shikuar si të ishte i çmendur, pasi që nuk dëshironte që i biri të largohej nga Milani.
Francesco Tottin e krahason me Ryan Giggsin, për nga rëndësia në ekipin përkatës, ndërsa thotë se si i ri
ngjasonte me Jose Mourinhon. Kur u pyet nga gazetarët italianë rreth pasardhësit, Ferguson kishte përgjigje edhe për këtë pyetje.

Hill-Wood: Wenger nuk largohet





Kryetari i bordit të Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka mohuar spekulimet se pozita e Arsene Wenger në stolin drejtues të ekipit është duke u luhatur.

Pas gjashtë sezonesh pa trofe, Arsenali ka shijuar fillimin më të keq në histori duke nxjerrë vetëm një nga nëntë pikët e mundshme, përfshirë edhe disfatën turpëruese 8-2 nga Manchester United.
Fillimi i dobët ka shtuar zhgënjimin në mesin e fansave të Arsenalit, të cilët ishin të dëshpëruar edhe me shitjen e emrave më të mëdhenj të ekipit, si Cesc Fabregas dhe Samir Nasri. Por Hill-Wood është i bindur se bordi i klubit as që e ka menduar pozitën e Wenger.
“Është krejtësisht dhe e gjitha gjepura dhe absolutisht e pakuptimtë. Mendoj se ai [Wenger] është mjaft i lumtur dhe ne po ashtu jemi mjaft të kënaqur”, ka thënë Hill-Wood për Daily Star.

Ferguson mbron Mourinhon





Menaxheri i Manchester Unietd, Sir Alex Ferguson ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij, Jose Mourinho.

Trajneri i Real Madridit pushtoi lajmet kryesore edhe një herë pasi ia futi gishtin në sy ndihmës-trajnerit të Barcelonës, Tito Villanova, në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës. Edhe pse portugezi u kritikua shumë, Ferguson nuk sheh gjë të keqe në sjelljet e tij.
“Nuk shoh diçka të gabuar në entuziazmin e tij. Kur isha më i ri edhe unë tregoja më shumë entuziazëm në stol, gjithmonë bëja gjeste dhe udhëhiqja. Është në natyrën e Mourinhos të jetë i trazuar”.
“Kur e kam parë Mourinhon të lëvizë poshtë e lart vijës anësore në Old Trafford kur drejtonte Porton, i thash vetes, ‘A e kam bërë edhe unë këtë’? Njerëzit e dallojnë entuziazmin. Fansat e kuptojnë se ai lufton për ta dhe për ekipin”, ka thënë Ferguson për
Corriere dello Sport.

e martë, 6 shtator 2011

A MOJ SHQIPERI PERSERI NA LENDOVE ME HUMBJE

Shqiperia sonte eshte mposhtur nga Luxemburgu me resultat 2-1

Luxemburg   2   VS   1   ALBANIA

FTLuxembourg [2 - 1] Albania
27'[1 - 0]G. Bettmer 
35'A. Teli 
41'T. Schnell 
50'A. Lala 
54'A. Agolli 
64'[1 - 1]E. Bogdani 
78'[2 - 1]A. Joachim 
85'E. Bogdani