e shtunë, 10 shtator 2011

City forcon kreun

Manchester City ka regjistruar fitore prej 3-0 përballë Wigan Athletic për t’u përforcuar në krye të tabelës së Ligës Premier kur po zhvillohet java e katërt e Kampionatit anglez.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Sergio Aguero, i cili realizoi het-trik. Pas 13 minutash lojë, argjentinasi e hapi takimin, pas asistimit të David Silvas.
Carlos Tevez dështoi ta dyfishonte epërsinë, pasi goditjen e tij nga pika e bardhë e ndali portieri Ali Al Habsi (19’).
Në pjesën e dytë Kun Aguero shënoi dy gola të shpejtë (63’ dhe 69’) për të kompletuar het-trikun e tij, ndërsa u asistua nga Samir Nasri dhe David Silva.
Pas kësaj fitoreje, City arrin kuotën e 12 pikëve nga katër ndeshje dhe pret dështimin eventual të Manchester Unitedit për të qëndruar i vetmuar në krye të tabelës.

Nuk ka komente:

Posto një koment