Apeli i Arsenalit ndaj ndalesës së UEFA-s për dy ndeshje në Ligën e Kampionëve kundrejt Arsene Wenger, është refuzuar, ashtu që strategu francez nuk do ta drejtojë skuadrën e tij në dy takimet e radhës në këtë garë.
Trajneri i Topçinjve është suspenduar për dy ndeshje për shkak se kishte komunikuar me telefon me stafin e tij gjatë ndeshjes së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve ndaj Udineses, edhe pse edhe për atë ndeshje ishte i suspenduar.
Arsenali reagoi duke apeluar te trupi disiplinor dhe i kontrollit pranë kësaj organizate, megjithatë vendimi mbetet i pa luhatur, kështu Wenger do të mungojë ndaj Borussia Dortmundit dhe Olympiakosit në ndeshjet grupore.
Nuk ka komente:
Posto një koment